17 Janar 2025

Të enjten shqyrtohet Projektligji për Buxhetin e Kosovës

Prishtinë, 1 korrik - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës , në mbledhjen e saj të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën  merrnin pjesë  edhe shefat e grupeve parlamentare, ka vendosur që seanca e rregullt parlamentare të mbahet më 11 korrik.

Kryesia ka vendosur që para se të procedohet me seancën e rregullt ,  të vazhdohet me pikat e papërfunduara të seancës së  27 qershor 2013: Votimi i raportit të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin Policor të Kosovës; votimi  i Raportit të punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2012; si dhe votimi i propozimit të Grupit Parlamentar SLS dhe të Grupit Parlamentar ZB për ndërrimin  e anëtarëve në komisionet parlamentare të Kuvendit.

Në seancën e 11 korrikut, pas pikave të përhershme të seancave të rregullta: koha për deklarime jashtë rendit të ditë dhe koha për pyetje parlamentare, deputetët do të shqyrtojnë për herë të parë  Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-165 për  Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2013, si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-041 për kufijtë administrativ të komunave.

Kryesia në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar edhe një varg kërkesash dhe rekomandimesh.

Duke e shqyrtuar Rekomandimin e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale për procedimin e  Projektligjit për transplantimin e organeve, Kryesia është njoftuar se konform vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, për tërheqjen e këtij Projektligji,  Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, e ka ndërprerë punën  në shqyrtimin e këtij Projektligji dhe ka rekomanduar që me kërkesën e propozuesit të njoftohet seanca plenare.

Kryesia ka marrë edhe një informatë për gjendjen faktike në Qendrën Administrative Protokollare në Gërmi, përgatitur nga Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, për të diskutuar më hollësisht në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë, në mënyrë që deri në mbledhjen e radhës të analizojë raportin dhe të përgatisë një rekomandim për seancën e radhës.

Kryesia ka vlerësuar se Raporti përfundimtar i Komisionit hetimor parlamentar i plotëson kushtet për tu proceduar në seancë plenare. Kryesia ka mbetur, ndërkaq, të bisedojë edhe një herë  lidhur me kërkesën e 61 deputetëve nënshkrues për debat parlamentar për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës, rolin e EULEX-it, të  Qeverisë së Kosovës dhe periudhën e tranzicionit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)