23 Janar 2025

Të enjten Kuvendi mban seancën plenare të radhës

Prishtinë, 19 maj - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot, në mbledhjen e saj të përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të udhëhequr nga kryetari Kadri Veseli, vendosi që Kuvendi të mblidhet në seancë plenare këtë të enjte.

Kryesia përcaktoi edhe rendin e ditës për këtë seancë.

Pas dy pikave të zakonshme, deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi do të shqyrtojë në parim dy projektligje:  Projektligjin për tatimin në të ardhurat personale dhe atë për për Tatimin në të ardhurat e korporatave. Më pas, do të shqyrtohet raporti i Agjencisë për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës për vitin 2014, si dhe ai i Institutit Gjyqësor të Kosovës.

Në mbledhjen e sotme, Kryesia u njoftua me shkresat mbështetëse për Republikën e Kosovës, nga Grupi i Miqësisë Francë-Kosovë, në Asamblenë Nacionale të Francës, drejtuar disa institucioneve të Francës, si dhe me vizitat zyrtare të realizuara jashtë vendit nga disa komisione parlamentare dhe deputetë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)