Të enjten Kuvendi mban seancë plenare
Prishtinë, 3 prill - Nën drejtimin e kryetarit Glauk Konjufca, Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës mbajti sot mbledhjen e radhës.
Kryesia vendosi që të enjten, më 6 prill 2023, në orën 10:00, Kuvendi të mblidhet në seancë të re plenare.
Në këtë seancë, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi pritet të shqyrtojë Propozim-Rezolutën për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës dhe më pas tri projektligje në lexim të dytë: Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjinë, Projektligji për sanksionet e shÑnjestruara kundër shkelësve të huaj të drejtave të njeriut, si dhe Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim.
Për herë të parë ndërkaq do të shqyrtohet Projektligji për Pensionet e Zyrtarëve Policorë të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, si dhe ai për çmimin e produkteve medicinale.
Pikë e fundit e rendit të ditës të kësaj seance do të jetë shqyrtimi i rekomandimit lidhur me auditimin e procesit të shitjeve me negocim direkt në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
Kryesia në mbledhjen e sotme, konform përgjegjësive të saj kushtetuese shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e Kuvendit. â