Të enjten Kuvendi do të mblidhet në seancë të re plenare
Prishtinë, 9 korrik - Kuvendi i Republikës së Kosovës të enjten do të mblidhet në seancë të re plenare.
Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme në të cilën morën pjesë edhe kryetarët e grupeve parlamentare.
Në këtë seancë, pritet të shqyrtohen disa projektligje, e po ashtu do të votohet edhe për pikat e mbetura nga seancat e mëparshme. â