19 Janar 2025

Të enjten diskutohet Projektligji për zgjedhjet

Prishtinë, 24 mars - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës , në mbledhjen e saj, ka vendosur që deputetët e Kuvendit të Kosovës, të shqyrtojnë për herë të parë Projektligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.

Po ashtu në këtë mbledhje do të vazhdohet me zgjedhjen e Avokatit të Popullit, konform  nenit 9.2 të  Ligjit për Avokatin e Popullit.

Në të njëjtën seancë do të shqyrtohet për herë të parë Projektligji për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Kurse për herë të dytë do të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore (Komisioni funksional, nesër do ta procedojë raportin final për shqyrtim në seancë plenare).

Në vazhdim do të shqyrtohet Raporti vjetor i Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2013, Raporti vjetor i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2013, si dhe  Raporti i Komisionit për  Integrime Evropiane për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për ripranim, në përfundim të seancës, ndërkaq, pritet të  miratohet  Deklarata për partneritet ndërmjet Kuvendit dhe Shoqërisë Civile.

Duke e shqyrtuar kërkesën për Procedimin e  Projektligjit për deputetë, të hartuar nga Komisioni për Legjislacion, Kryesia ka vendosur  që projektligji i propozuar t’i dërgohet Qeverisë, për mendim.

Ndërkaq, sa i përket shkresës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit lidhur me ecurinë e Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Ndërmarrje Publike, anëtarët e Kryesisë janë pajtuar që të ngarkohet Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri (si komision funksional), që ta shqyrtojë shkresën dhe, mbi bazën e  saj, ta njoftoj AKP-në për këtë çështje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)