18 Janar 2025

Të burgosurve ju sigurohen kushtet për të ushtruar të drejtën e votës

Prishtinë, 18 shtator - Ministria e Drejtësisë dhe Komisioni Qendror Zgjedhorë sot kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me qëllim të sigurimit të kushteve që të gjithë të paraburgosurit dhe të burgosurit të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës të garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ky memorandum u nënshkrua nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, znj. Valdete Daka.

Pas nënshkrimit të memorandumit, Ministri Kuçi tha se është gjë e mirë që të respektohen të drejtat e secilit individ, në këtë rast e drejta për votë të atyre që janë në qendrat e paraburgimit dhe ato korrektuese.

“Unë premtoj se Ministria e Drejtësisë do t’i ofroj të dhënat për të gjithë të paraburgosurit dhe të burgosurit, në ndërkohë do të krijoj edhe kushte adekuate që ata të votojnë në mënyrë të ligjshme, demokratike, në mënyrë sekrete dhe gjithmonë duke e respektuar të drejtën e tyre si qytetarë të Republikës së Kosovës, që të marrin pjesë në vendimmarrje për të ardhmen e tyre qoftë në nivelin lokal apo qendror”, tha Kuçi.

Kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka tha se me këtë memorandum në kuadër të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale u ka mundësuar të gjithë atyre personave që janë me nevoja të veçanta dhe kushte të veçanta që ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Ajo tha se “në këtë rast kemi të bëjmë me të paraburgosurit dhe të burgosurit të cilëve do t’ju mundësohet dhe do t’ju plotësohen të gjitha kushtet që ta ushtrojnë këtë të drejtë, gjë që ju garantohet me Kushtetutë dhe me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme”, tha Daka.

Momentalisht në qendrat e paraburgimit dhe ato korrektuese të Republikës së Kosovës janë rreth 1800 të paraburgosur dhe të burgosur. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)