20 Janar 2025

Tatimet hutojnë votuesit

Prishtinë, 6 qershor - Politikat fiskale në programet e partive politike po i hutojnë votuesit kosovarë, të cilët, sipas një sondazhi të realizuar nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Kolegji Universum, përkrahur nga Friedrich Ebert Stiftung (FES), kanë mendime të ndryshme sa i përket tatimeve.

53% të të anketuarve kanë thënë se do të votonin një parti e cila në program parasheh zvogëlimin e tatimit në të ardhura dhe tatimit në fitim. 16% të të anketuarve, në ndërkohë, nuk do të zgjedhnin një parti e cila në program ka uljen e tatimeve të lartpërmendura.

Kjo fushatë zgjedhore dallohet për përkushtim më të madh të partive për të sqaruar dhe konkretizuar programin qeverisës në fusha të ndryshme të politikbërjes, ku vëmendje e madhe i është kushtuar zhvillimit ekonomik, dhe, rrjedhimisht, politikave fiskale. Polarizimi i partive politike sa i përkët politikave fiskale nuk është pasqyruar në opinionin publik. Respodentët kanë dhënë përgjigje të llojllojshme në pyetjet për llojet dhe shkallën e tatimeve, që tregon mungesë njohurie dhe mosinteresimi për politikat fiskale.

Votuesit Kosovarë anojnë kah ana e programeve që parashohin tatime më të ulëta duke pasur parasysh se 61% e të anketuarve nuk mbështesin rritjen e tatimit në vlerën e shtuar (TVSH). Ndërkohë, 78% janë të mendimit që akciza në mallra të veçanta , siç është rasti i duhanit, alkoolit, veturave, etj. duhet të vazhdojë te aplikohet.

Niveli i njohurisë dhe interesimit duket të jetë më i lartë sa i përket taksave doganore. 54% nuk do të votonin për programe të cilat parashohin heqjen e doganës për të gjitha mallërat, mirëpo 85% mbështesin heqjen e doganës për lëndën e parë në bujqësi dhe prodhim.

Anketa, e organizuar në tërë Kosovën, është mbajtur nga stafi i trajnuar i Kolegjit Universum, ndërsa të dhënat janë analizuar nga INDEP. FES ka mbështetur financiarisht realizimin e kësaj ankete, e cila ka për qëllim analizën e motivimit të votuesve në Kosovë për politika publike, pa paragjykuar ndaj preferencave të tyre partiake.

Gjithsej, 957 persona i janë përgjigjur pyetësorit. Numri i të anketuarve është ndarë proporcionalisht sipas popullatës të secilës komunë në Kosovë ndërsa mostra, e përzgjedhur me respondentë të rastit, është bazuar në të dhëna të sakta demografike. Për të ilusutruar mostrën: 64% e respodentëve që punojnë kanë deklruar se kanë të ardhura nga 201 deri në 600 euro në muaj, ndërsa 22% të tyre mbi 600 euro.

Instituti INDEP është institut kërkimor dhe qendër e avokimit më ndikim të lartë në politikat publike. Kolegji Universum është institucion i akredituar i arsimit të lartë në Kosovë, lider në hulumtimet e opinionit publik. Friedrich Ebert Stiftung është fondacion gjerman që promovon socialdemokracinë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)