20 Janar 2025

Tash është e mundshme

Gjilan, 17 maj - Qytetarët e Gjilanit kanë pritur përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në një tubim ku morën pjesë kryetari Albin Kurti, kandidatët Ismajl Kurteshi, Hydajet Hyseni, Besa Baftiu, Shemsi Syla dhe Përparim Muja.

Kurti ka përshëndetur qytetarët e shumtë të pranishëm në këtë tubim, duke i falënderuar që janë bërë bashkë në këtë moment të rëndësishëm. Fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! më 8 qershor, ai e quajti fitore të Republikës, të shoqërisë së Kosovës dhe të mbarë kombit shqiptar. Më pas, ai ka prezantuar para gjilanasve pikat kryesore të Alternativës Qeverisëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

“Njerëzit që janë të pabarabartë, duhet t\'i trajtojmë në mënyrë të pabarabartë. Nuk i kemi të gjithë të ardhurat e njëjta. Dikush ka trashëguar pasuri, e dikush ka trashëguar borxhe. Me politika sociale e tatim të përshkallëzuar do ta zbusim këtë pabarazi”, ka thënë Kurti. Ndërkaq, ka shpjeguar, se mallrat bazike do të lirohet prej tatimit. Ai ka vazhduar më tej, duke theksuar se këto tatime, do të sigurojnë arsim e shëndetësi më të fortë në Kosovë. Hapja e vendeve të reja të punës, ka qenë po ashtu temë qendrore e fjalës së Kurtit. “Nëpërmjet rimëkëmbjes së industrisë, do të hapim vende të reja të punës”, ka thënë ai.

Kurse, Ismajl Kurteshi ka thënë se, nëse duam që Kosovën ta përparojmë ashtu siç po përparon Prishtina, atëherë na duhet përkrahja e të gjithëve.

“Tash, duhet të veprojmë dhe ta ndryshojmë këtë situatë për të cilën të gjithë jemi të pakënaqur. Në Lëvizje çdo ditë po bashkohen mjekë, punëtorë, mësues, nxënës e studentë, sepse çdo ditë po e kuptojnë se VETËVENDOSJE! është alternativë për vendin”, ka thënë Kurteshi.

Hydajet Hyseni e nisi fjalimin e tij duke thënë: “Bashkë është e mundshme”. Këto zgjedhje, ai i ka quajtur si sprovë të rëndësishme për vendin. “Duhet të dëshmojmë se nuk i bëjmë zgjedhjet vetëm për të zgjedhur, por bëjmë zgjedhje për të ndryshuar qeverisjen dhe përfaqësimin e popullit në parlamentin e Republikës”, ka thënë Hyseni.

Duke përmendur arsyet se pse i është bashkuar Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ai ka thënë se këtu ka gjetur brumin e angazhimit atdhetar. “Më janë bërë disa oferta, por asnjë nuk më ka ofruar brumin e angazhimit kombëtar. Kam gjetur konsistencë në vlerat tona kombëtare dhe alternativa e Lëvizjes VETËVENDOSJE! është alternativa më e shëndoshë e më e sinqertë”, ka shtuar ai.

Kurti dhe aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! paradite kanë vizituar tregun e qytetit të Gjilanit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)