Tanzania njeh pavarësinë e Kosovës
Prishtinë, 30 maj - Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli ka në një konferencë për media ka bërë të ditur se Tanzania e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
\"Kjo është njohja më e rëndësishme për Kosovën. Pas kësaj njohje, do të ketë edhe shumë shtete tjera që do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës, ka deklaruar Pacolli.
Ai tha se njohja nga Tanzania është rezultat i punës së tij në Afrikë.
Pacolli ka qëndruar para pak ditësh në Adis Abeba të Etiopisë ku është mbajtur samiti i Unionit Afrikan.
Sipas Pacollit ky shtet katër vjet ka bërë përpjekje për ta njohur Kosovën dhe pas disa diskutimeve në parlament, më në fund ka marrë vendimin për njohjen e shtetësisë së Kosovës. Ky është shteti i 100 që ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Pacolli është shprehur se marrëveshja Kosovë-Serbi parasheh mos pengesa në faktorizimin e shtetit të Kosovës, dhe se mund të jetë një arsye më tepër tju bërë e ditur atyre vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, për të cilat Serbia ka qenë pengesë, të shqyrtojnë mundësinë e njohjes. Deri në fund të verës Pacolli pret edhe shumë shtete të tjera ta njohin Kosovën.
Unë e di se mbas Tanzanisë do tpasojnë edhe shumë shtete, Tanzania kufizohet me Mozambikun, me Pacifikun në Lindje, me Kenian, Ugandën, Kongon, Malavin, Borundin dhe Zambinë, dhe në të gjitha këto shtete ka influencë pos Malavit, kanë një problem me Malavin dhe ujdhesat tjera, ka thënë zëvendëskryeministri Pacolli.
Ai këtë njohje e konsideron si njërën prej më të rëndësishmeve prej vendeve Afrikane, sepse sipas tij Tanzania është njëri prej shteteve më me ndikim në atë pjesë të Afrikës.
Deri me tash Kosova është njohur nga rreth 100 shtete të botës, por MPJ e Kosovës i ka vetëm 96 shtete në listën e saj të njohjeve.