Takohet Këshilli për Zbatimin e Strategjisë për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile
Prishtinë, 5 tetor - Zyra për Qeverisje të Mirë pranë Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim dhe përkrahje me Platformën CiviKos, organizojnë takimin e Këshillit për Zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile.
Qëllimi i takimit është vlerësimi i progresit dhe sfidave në proces të zbatimit të Strategjisë Qeveritare dhe Planit të Veprimit për bashkëpunim me shoqërinë civile.
Për ta treguar përkushtimin, përkrahjen dhe gatishmërinë për fuqizimin e këtij bashkëpunimi, në takim do të jetë prezent z. Ramush Haradinaj, Kryeministër i Republikës së Kosovës.