19 Janar 2025

Takohet Këshilli Drejtues i PDK-së

Prishtinë, 21 prill - Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës sot mbajti takimin në kuadër të përgatitjeve për mbajtjen e Konventës së jashtëzakonshme zgjedhore.

Në këtë mbledhje u aprovua agjenda për Konventën zgjedhore të 7 dhe 8 Majit, si dhe u definuan qartë obligimet karshi saj.

Drejtuesi aktual i PDK-së, Kadri Veseli para anëtarëve të Këshillit Drejtues, periudhën një vjecare e konsideroi si vit të sfidave, por PDK-ja dhe lidershipi i saj me mencurinë dhe maturinë e saj doli fitimtare pasi kishte vizion dhe qartësi për respektim të Kushtetutës.


Kryetari Veseli vuri në dukje se përkundër presioneve për kontestimin e legjitimitetit qytetarët të fitur nëpërmjet votës, PDK-ja doli më e fortë.

“Kemi dalur qetësisht dhe me dinjitet nga kjo situatë dhe kjo konsiderohet fitorja më e madhe politike” tha Veseli.

Veseli në fjalimin e tij edhe një herë kërkoi që procesi për zgjedhjen e kryetarit të PDK-së të kaloj përmes një procesi demokratik, ku secili anëtarë i partisë ka të drejtën e kandidimit.

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj në fjalimin e tij u ndal në aspektet procedurale, nëpër të cilat do të kaloj Konventa, në të cilën do të zgjidhet kryetari i partisë i cili pritet ta mbajë edhe një fjalim rasti, ndërsa pjesa e dytë, që do të mbahet më 8 Maj, do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe do të ketë karakter solemn.

Në vazhdim fjalën e mori edhe nënkryetari Arsim Bajrami, pastaj anëtari i Këshillit Drejtues Hajdin Abazi, Sokol Bashota etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)