Takohet Grupi i Veçantë për Reformën e Administratës Publike
Prishtinë, 13 tetor - Ministria e Punëve të Brendshme, (MPB) ka bërë të ditur se do të organizojë sot punimet e takimit të radhës të Grupit të Veçantë për Reformën e Administratës Publike (RAP).
Për përfaqësuesit vendorë, nga institucionet përgjegjëse në kuadër të Kornizës Strategjike, takimi do të mbahet në Sallën P-02, të ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ndërkaq, për shkak të Pandemisë Covid-19, përfaqësuesit nga Komisioni Evropian nuk do të jenë prezent fizikisht në takim, por do të kyçen në takim përmes platformës Online zoom.