20 Janar 2025

Takohen shqiptarët dhe serbët e Frashrit të Mitrovicës

Mitrovicë, 3 qershor - Procesi i kthimit të serbëve në  fshatin Frashër, por edhe në zona të tjera, ishte temë kryesore  në debatin e zhvilluar midis përfaqësuesve të shqiptarëve dhe serbëve të fshatit Frashër, që është mbajtur në ambientet e Kuvendit të Komunës, në Mitrovicë, e ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Komunës, përfaqësues nga Ambasada e Britanisë së Madhe, policisë së Kosovës, KFOR-it, UNHCR-së, OSBE-së dhe të Zyrës së BE-së.

Nënkryetari i komunës, Safet Kamberi tha se autoritetet komunale do të bëjnë përpjekje maksimale që të gjithë ata që dëshirojnë të kthehen  në shtëpitë dhe pronat e tyre, të ju krijohen kushte sa më të favorshme për kthim. Nënkryetari Kamberi theksoi se, derisa serbëve ju garantohet kthimi nga pjesën jugore, shqiptarët kanë problem sa i përket kthimit në pronat e tyre në veri të qytetit.

“Për ne është shumë e rëndësishme që të gjithë ata që dëshirojnë të kthehen në pronat e tyre, ta bëjnë një gjë të tillë. Ne si  qeverisje lokale do të  ofrojmë mundësi, qoftë profesionale, apo financiare në bazë të mundësive që kemi që ta ndihmojmë kthimin e të zhvendosurve”, ka thënë ai.

Millorad Radivojevic, ish banor i fshatit Frashër, tha se  banorët serbë të këtij fshati nuk po mund të kthehen për shkak të disa incidenteve që kanë ndodhur. Ai tha se shumë prona janë të uzurpuara dhe shumë pajisje banorëve serbë u janë vjedhur, si dhe se ka munguar edhe lëvizja e lirë.

“Shumë prona tona janë të uzurpuara dhe deri më tani nuk e kemi ndjerë veten të gatshëm për tu kthyer, pasi shumë gjëra janë vjedhur. Por unë kërkoj që  të respektohet ligji, sepse vetëm atëherë kur ligji respektohet,  edhe neve na krijohet një lëvizje e lirë më e madhe dhe e ndjejmë veten më të gatshëm për tu kthyer”, tha ai.

Enes Kaçapor, nga Zyra  për Komunitete në Komunën e Mitrovicës, theksoi e kjo zyrë në bazë të mundësive ka punuar në vazhdimësi në kthimin e serbeve. Ai tha se procesi i kthimit është një proces i komplikuar.

Ndërsa,  Rrahman Hasani, banor i fshatit frashër tha se janë pjekur të gjitha kushtet dhe se tani është ambient i favorshëm për kthim, pasi që edhe siguria dhe kushtet tjera janë të mira.

Ahmet Xhosha, komandat i Stacionit Policor-Jug, theksoi se rastet e vjedhjeve  nuk janë shënuar vetëm në pronat e serbëve, por edhe të shqiptarëve. Ai tha se policia  është duke punuar për kapjen e keqbërësve dhe se ajo është e  përkushtuar që të krijoj ambient të   sigurt për të gjithë banorët,  pa dallim etnie.

Në takim u vendos që të formohet një grup punues, i përbërë nga shqiptarë e serbë dhe nga përfaqësues të komunitetit ndërkombëtarë, që do të merrej me procesin e kthimit.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)