Takohen sekretarët e përgjithshëm të parlamenteve të Ballkanit
Prishtinë, 17 nëntor - Sot dhe nesër do të mbahet në Prishtinë seminari i sekretarëve të përgjithshëm të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me temën : Mbikëqyrja parlamentare e qeverisë, përgjegjësitë dhe praktikat e stafit parlamentar gjatë kryerjes së aktiviteteve mbikëqyrëse.
Në këtë seminar do të jenë të pranishëm edhe sekretarët e përgjithshëm të parlamenteve të Hungarisë, Sllovenisë dhe Kroacisë.
Në këtë seminar do të bisedohet lidhur me mbikëqyrjen parlamentare të qeverisë, si dhe për përgjegjësitë dhe praktikat e stafit parlamentar gjatë kryerjes së aktiviteteve mbikëqyrëse
Seminari mbështetet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe GIZ (Deutsche Gesellschaft fùr Internationale Zusammenarbeit) në Kosovë .