Takimi me presidenten zhvillohet sot
Prishtinë, 19 tetor - Me qëllim të informimit të saktë të opinionit lidhur me iniciativën e presidentes së Republikës së Kosovës për takim me kreun e Qeverisë, kreun e Kuvendit dhe përfaqësuesit e tjerë të lartë të institucioneve, qeveria ka njoftuar se kryeministri Isa Mustafa, në cilësinë e kryeministrit të Republikës së Kosovës ka pranuar ftesë zyrtare nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, që të marrë pjesë në takim, ku do të diskutohet për zhvillimet në vend.
Sipas ftesës zyrtare, ky takim ishte paraparë që të zhvillohet të Martën, me datë 20 tetor 2015.
Mirëpo, për shkak të angazhimeve të bartësve të institucioneve të Kosovës dhe rëndësisë së çështjeve që do të diskutohen, takimi ndërmjet udhëheqësve të institucioneve të Republikës së Kosovës do të zhvillohet sot pasdite në Presidencë.