19 Maj 2024

Takimi Jahjaga-Nikoliq pritet të ndodh brenda muajit shkurt

Prishtinë, 21 janar - Këshilltari i presidentes Ramush Tahiri, deklaroi se Takimi në mes Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe homologut të saj serb, Tomisllav Nikoliq pritet të ndodh brenda muajit shkurt, ose në fillim të marsit.

Sipas tij, data është caktuar, por mund të vijë ndonjë lëvizje nga ana e ndërkombëtarëve. Ai tha se takimi do të ndodhë për ti dhenë shtytje dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Brenda muajit shkurt, ose në pjesën e parë të marsit, do të jetë takimi, por mund të ndërrohet data nga ndërkombëtaret. Do të bisedohet për pjesën e dialogut mes dy vendeve. Presidentet nuk kanë mundësi të hapin çështje të reja, por për ti dhënë shtytje çështjeve që janë hapur”, tha Tahiri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)