Takimi i Qeverive Kosovë - Maqedoni në prill ose maj
Prishtinë, 24 mars - Në fund të muajit prill, apo në fillim të majit, Qeveria e Kosovës pritet të zhvillojë takime të përbashkëta edhe me Qeverinë e Maqedonisë.
Kështu kanë thënë zyrtarë të Qeverisë së Maqedonisë të hënën, në ditën kur kabineti qeveritar i Kosovës dhe ai i Shqipërisë zhvilluan takim të përbashkët në Tiranë.
Një takim i tillë i përbashkët në mes dy qeverive po planifikohet të mbahet gjatë muajit prill, apo fillimi i majit, ka thënë për gazetën Zëri zëdhënësi i Qeverisë maqedonase, Muhamet Hoxha.
Ai ka bërë të ditur se Qeveria e Maqedonisë ka ngritur iniciativën për një takim të tillë të përbashkët edhe me Qeverinë e Kosovës, pasi që siç tha ai, praktika të tilla aplikohen pothuajse më të gjithë qeveritë e rajonit, si më Serbinë, Bullgarinë, Shqipërinë...etj.