Takimi i Komisionit për Stabilizim-Asociim diskuton për dialogun Kosovë - Serbi
Prishtinë, 4 nëntor - Sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës vazhdon punimet Takimi i Nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE - Kosovë.
Në këtë pjesë të takimit temë e diskutimit do të jetë dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe bashkëpunimi rajonal.
Takimi mbasht nën drejtimin e dy deputetëve bashkëkryesues, Mimoza Kusari Lila nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Romeo Franz, nga Parlamenti Evropian.
Po ashtu pritet miratimi i rekomandimeve dhe caktimi i datës për takimin e ardhshëm.