Takimi i dialogut teknik më 28 dhe 29 shtator
Prishtinë, 17 shtator - Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, ka bërë me dije se takimi i radhës në kuadër të dialogut teknik në Bruksel është paraparë të mbahet në fund të këtij muaji.
Ajo ka treguar për Epokën e re se një nga temat kryesore të këtij takimi do të jetë çështja e tabelave provuese të cilat po aplikohen nga shtetit serb. Takimi i radhës në Bruksel për dialog teknik është paraparë të mbahet më 28, 29 apo 30 shtator. Një prej temave kryesore të këtij takimi është çështja e heqjes së tabelave provuese që është duke i aplikuar Serbia aktualisht, ka thënë Tahiri.