Takimi Haradinaj- Mustafa, nuk ishte provokim ndaj PDK-së
Prishtinë, 2 shkurt - Këshilltari politik i liderit të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se shefi i tij, Ramush Haradinaj ka pasur të premten një takim me liderin e LDK-së, Isa Mustafa në të cilin është biseduar ekskluzivisht për reformën zgjedhore.
Ai për Epoka e Re ka thënë se ky takim nuk duhet të kuptohet si provokim ndaj PDK-së dhe as si përpjekje për rrëzimin e Qeverisë.
Tahiri ka thënë se AAK-ja mbron qëndrimin e saj: me PDK-në në koalicion, Haradinaj kryeministër.
Qëndrimi i AAK-së për çështjen e koalicionit me PDK-në është po ai që kemi dhënë në fillim. Haradinaj është ofruar për të marrë përgjegjësi në qeverisje, që nënkupton për ta udhëhequr qeverisjen në vend, qoftë edhe me PDK-në, ka thënë Tahiri.