Takime të frytshme me përgjegjës të lartë të mekanizmave të legjislativit evropian
Bruksel, 29 janar - Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, përkatësisht Komisioni për Integrime Evropiane i përbërë nga: Teuta Sahatqija, kryetare e Komisionit, si dhe deputetët,Valdete Bajrami, Luljeta Veselaj-Gutaj, Arben Gashi, Ilir Deda, Time Kadriaj dhe Kujtim Pacaku, sot ishin prezent në Parlamentin Evropiane, (përkatësisht në AFET), me rastin e votimit të Rezolutës për Kosovën.
Delegacioni kishte rastin që të takohet me disa nga euro-deputetët me të cilët janë shkëmbyer pikëpamje të ndryshme lidhur me përkrahjen e Kosovës nga Parlamenti Evropian.
Gjithashtu delegacioni është takuar me z. Elmar Brok, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian. Në këtë takim është diskutuar lidhur me bashkëpunimin në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit Evropian.
Kurse znj. Teuta Sahatqija, kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në mes të këtyre komisioneve, si dhe për formimin e Komisionit të përbashkët të Stabilizim Asocimit.
Delegacioni i Kuvendit gjithashtu ka zhvilluar edhe takime të tjera të ndryshme gjatë ditës se sotme. Ndërsa takime të rëndësishme janë zhvilluar edhe me z. Lars Adakuson, Shadow, reporter për Kosovën, pastaj me z. David McAllister, reporter për Serbin në Parlamentin Evropian, si dhe në Komisionin Evropian, kongresistët në EEAS, me znj. Angelina Eichhorst, drejtore për Evrope Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, me z. Eduardo Auer, udhëheqës i Divizionit për Ballkanin Perëndimor dhe me znj. Anna Maria Eleni Boura, Desku për Kosovën.