23 Janar 2025

Tahiri vlerëson rolin e OSBE-së në proceset demokratike në Kosovë

Prishtinë, 20 mars - Ministrja për Dialogun Edita Tahiri takoi Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jean Claude Schlumberger.

Në takim u bisedua për zhvillimet e fundit në Kosovë si dhe u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët.

Ministrja Tahiri vlerësoi rolin e OSBE-së në proceset demokratike në Kosovë dhe gjithë mbështetjen e deritashme për Kosovën.
Ajo potencoi se bashkëpunimi mes Qeverisë së Kosovës dhe zyrës së OSBE-së në Kosovë ka qenë në dobi të forcimit të institucioneve demokratike të vendit si dhe në krijimin e një shoqërie me mundësi të barabarta për gjithë qytetarët dhe komunitetet. Ajo shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit në fushat ku OSBE mund të jap kontributin e saj.

Ambasadori Schlumberger shprehu përkrahjen për zhvillimin e Kosovës në të gjitha drejtimet duke theksuar gatishmërinë për angazhime të përbashkëta për të adresuar çështje ku ekspertiza e OSBE-së është e nevojshme, duke thelluar më tej bashkëpunimin tradicional për të ardhmen evropiane të Kosovës.

Ai në mënyrë të veçantë vlerësoi angazhimet e Kosovës në kontekstin rajonal dhe fqinjësinë e mirë duke veçuar Dialogun e Brukselit si një kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon. Ai vuri në dukje se OSBE- ja është e interesuar të vazhdoj të jap kontribut në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, duke theksuar se zbatimi praktikë i marrëveshjeve duhet të avancojë më tej.

 

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)