Tahiri vlerësoi lartë kontributin e Lehne për pavarësinë e Kosovës
Prishtinë, 9 shkurt - Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka pritur sot në takim Stephan Lehne, ish-përfaqësues i Bashkimit Evropian në negociatat e Vjenës për statusin e Kosovës dhe ish-Drejtor i Drejtoratit të Përgjithshëm të KE-së për Çështjet e Jashtme dhe ato Politiko-Ushtarake, i shoqëruar nga ambasadori i Austrisë në Kosovë, Johann Brieger.
Znj.Tahiri vlerësoi lartë kontributin e Lehne për pavarësinë e Kosovës dhe stabilitetin rajonal dhe falënderoi atë për angazhimin e vazhdueshëm për Kosovën.
Në takim u bisedua për ardhmërinë evropiane të rajonit dhe sfidat kryesore për stabilitetit dhe sigurinë e qëndrueshme, me çrast u vlerësua se pavarësia e Kosovës është një kontribut esencial në këtë drejtim.
Të dy bashkëbiseduesit ndanë mendimin e përbashkët se rruga e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike bazohet një proces reformash shtetërore në përputhshmëri me standardet evropiane dhe që BE-ja duhet të rrit mbështetjen ndaj Kosovës.
Në takim po ashtu u tha se dialogu teknik i kontribuon për fqinjësinë e mirë dhe aspiratave euroatlantike.
Znj Tahiri tha se dialogu teknik ka prodhuar disa marrëveshje shumë të rëndësishme mes dyja shteteve, porse mospërmbushja e obligimeve nga ana e Serbisë ato duhet të zbatohen plotësisht, ndërsa tha se barrikadat dhe strukturat ilegale në veri të vendit duhet të hiqen për ti dhënë rrugë zbatimit të marrëveshjeve e plota.
Ajo ftoi BE-në që vendimet për kandidaturën e Serbisë të bazohen në kushtet e BE-së për dialogun, të cilat faktikisht Serbia nuk i ka përmbushur.
Lehne çmoi të arriturat dhe angazhimin e Kosovës për të krijuar një shtet të funksional dhe evropian dhe se vlerësoi si shumë të rëndësishëm integrimin e Ballkanit në BE, si një garanci për stabilitetin rajonal.