Tahiri viziton Mongolinë
Prishtinë, 7 korrik- Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë së Mongolisë, Gombojav Zandanshatar, do të qëndroj në Mongoli me çrast do të merë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Grave Lidere që organizohet në kryeqytetin Ulaanbaator nga 7 deri 9 korrik 2012.
Gjate kësaj vizite znj. Tahiri do të këtë një agjendë të pasur me takime, ajo pritet që ta takoj Presidentin e Mongolisë, z. Tsakhiagiin Elbegdorj, Kryeministrin z. Sükhbaataryn Batbold, si edhe me Ministrin e punëve të jashtme dhe të tregtisë, z. Gombojav Zandanshatar
Në këtë konferencë do të marrin pjesë personalitete të larta me ndikim në shtet nga vijnë si dhe në rendin botëror. Në mesin e shumë të ftuarve në ketë konferencë janë edhe: znj. Sonia Gandhi, Presidente e Partisë së Kongresit Nacional të Indisë, znj. Dalia Grybauskaite, Presidente e Lituanisë, znj. Aung San Suu Kyi, Sekretare e përgjithshme e Ligës Nacionale për Demokraci nga Burma, znj. Yingluck Shinawatra, Zëvendëskryeministrja e Tajlandës, Baronesha Catherine Ashton, Përfaqësuese për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, Ministrja e Jashtme e Estonisë, Paet Urmas, ish Kryeministrja e Kandës, Kim Campbell, Roza Isakovna Otunbayeva, ish Presidente e Kyrgyzstanit, Dr. Donya Aziz, anëtare e Asamblesë Nacionale të Pakistanit, znj. Mu Sochua, anëtare e parlamentit nacional të Mbretërisë së Kamboxhias etj.