Tahiri udhëton sot për Bruksel
Prishtinë, 8 janar - Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri udhëton sot për Bruksel, ku do të zhvillojë takime me përfaqësues të Bashkimit Evropian.
Temë qendrore e bisedimeve me përfaqësuesit e BE-së do të jetë çështja e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit për implementimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale sipas ligjeve të Kosovës në komunat veriore të vendit tonë, inaugurimi i të cilave është shtyrë për shkaqe të parregullsive në proceset përgatitore për mbajtjen e seancave inauguruese.
Takimet do të zhvillohen gjatë ditës së nesërme.