16 Janar 2025

Tahiri: Tensionet në veri shtyjnë zbatimin e marrëveshjeve

Prishtinë, 20 janar - Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, tha se ‘hapja e urës së Ibrit, e paraparë të bëhet gjatë ditës së sotme (20 janar) është shtyrë për shkak të nxitjes se zhvillimeve negative nga Serbia.

Ajo tha se marrëveshjet e arritura mes palëve ‘nuk janë zbatuar për shkak të qëndrimeve negative nga autoritetet e Serbisë”

\"Zhvillimet negative dhe tensionimet kanë bërë që Bashkimi Evropian i cili është autorizuar të bëjë hapjen, ashtu siç e bëri edhe revitalizimin, siç u hoq edhe barrikada nga ura e Ibrit, ka shtyrë inaugurimin për arsyet e lartë-përmendura\", ka deklaruar Tahiri.

Një nga marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë, ajo për drejtësinë, e paraparë fillimisht që të zbatohej më 10 janar dhe e shtyrë për një javë më vonë, është penguar së zbatuari, tha Tahiri për shkak të zhvillimeve të fundit të nxitura nga Serbia.

\"Të gjitha përgatitjet për fillimin e zbatimit të marrëveshjes për drejtësinë janë bërë nga ana e Kosovës dhe zbatimi ka qenë i mundur sipas datës së paraparë, mirëpo, edhe ky proces i vonesave duhet parë në kontekstin e tensionimeve të fundit\", tha Tahiri.

Një tren me ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në të paktën 20 gjuhë të ndryshme, që u nis të shtunën e kaluar drejt Kosovës nga Beogradi, nxitti ‘luftë fjalësh’ ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Tahiri, deklaroi po ashtu se javëve të fundit, Serbia ka bërë provokime të një-pas-njëshme me qëllim të destabilizimit të situatës në Kosovë dhe rajon.

\"Provokimet kanë qenë të përmasave dramatike që përbejnë kërcënim për paqen dhe stabilitetin rajonal\", është shprehur Tahiri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)