23 Janar 2025

Tahiri: Të përshpejtohet procesi i liberalizimit të vizave

Prishtinë, 15 maj - Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri ka pritur në takim Ambasadorin e Danimarkës, rezident në Tiranë, Mads Sandau-Jensen, në të cilin vlerësoi lartë marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për forcimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat e rëndësishme për të dyja vendet.
 

Ministrja Tahiri e njoftoi Ambasadorin Jensen me progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Republikën e Kosovës, duke theksuar prioritetet e Qeverisë, me theks të veçantë agjendën evropiane dhe euro-atlantike. “Marrëveshja Stabilizim Asocimit mes Kosovës dhe BE-së, që është në prag të nënshkrimit përbënë një përparim konkret dhe të merituar të Kosovës drejt BE-së”, ka theksuar ministrja Tahiri, duke shtuar se liberalizimi i vizave duhet të shpejtohet sepse qytetarët e Kosovës nuk mund të mbeten edhe më tej të izoluar.

Duke folur për procesin e dialogut të Brukselit që po zhvillohet në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, ministrja Tahiri tha se një proces i tillë po ndihmon normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe afrimin me BE-në, si dhe paqen dhe sigurinë në rajon.

Ambasadori i Danimarkës, Jensen, shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin e shtetit të tij  për të vazhduar bashkëpunimin dhe mbështetjen e plotë ndaj Kosovës në rrugën e saj të integrimeve evropiane dhe euro-atlantike, duke theksuar edhe angazhimin e tij për avancimin e dialogut të Brukselit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)