20 Janar 2025

Tahiri takon zëvendësministrin nga Afganistani, Ikramuddin Yawar

Prishtinë, 27 qershor - Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri sot prit në takim zëvendësministrin e Punëve të Brendshme nga Afganistani, Ikramuddin Yawar i cili ishte i shoqëruar edhe nga Drejtori i Strategjive të Ministrisë të Brendshme Nawroz Khaliq dhe Ablan Molleskov Pedersen ekspert nga EUPOL.

Tahiri fillimisht falënderoi z.Yawar për njohjen e shpejt që Afganistani i ka bërë pavarësisë se Kosovës menhirë pas shpalljes.

Ajo ka vlerësuar se bashkëpunimi ndërshtetëror duhet të vazhdoj edhe në kohën kur të dy vendet janë duke u përpjekur për të arritur reforma që kanë për synim vlera demokratike e qytetare.

Më këtë rast znj.Tahiri njoftoi delegacionin me aktivitetet dhe reformat e shtetit të Kosovë si qëllim të zhvillimit të vendit në të gjitha fushatë. Ajo tha se Kosova çdo here  me shumë po rrit efektin pozitiv në zhvillim të gjithë Ballkanit perëndimor.

Nga ana tjetër z.Yawar u shpreh i kënaqur me përparimin e Kosovës dhe tha se Kosova për shumë fusha mund të shërbej model për zhvillimin e Afganistanit.

Po ashtu qëllimi  vizitës se delegacionit ishte  marrja e praktikave të mira nga Republika e Kosovës rreth integrimit të femrave në Polici por edhe në institucione tjera në përgjithësi.

Ndërsa znj.Tahiri shprehu gatishmërinë e institucioneve të Kosovë për ta ndihmuar Afganistanin në këtë fushë duke mos kursyer përvojën vendit por se tha që edhe në Kosovë e në përgjithësi në Botë ka nevojë edhe me shumë të përkrahen femrat në integrim e vendimmarrje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)