23 Janar 2025

Tahiri takon euro-deputetin gjerman David McAlliste

Prishtinë, 18 shkurt - Ministrja për Dialogun Edita Tahiri ka pritur sot euro-deputetin gjerman David McAllister i cili është raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë

Në këtë takim ministrja Tahiri e ka njohur z. McAllister për zhvillimet e fundit politike në vend, prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sundimin e ligjit, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe integrime euroatlantike.

Në këtë takim ministrja Tahiri vlerësoi lartë angazhimet e Parlamentit Evropian në mbështetje të integrimit evropian për Kosovën, duke theksuar se duhet të shpejtohet integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian përmes rritjes së mbështetjes për Kosovën dhe njohjes nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë bërë këtë.

“Shumica e vendeve anëtare të BE-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, mirëpo BE-ja duhet të kërkojë nga vendet mosnjohëse ta njohin Kosovën si shtet në emër të një paqe dhe stabiliteti të qëndrueshëm në rajon”, theksoi ministrja Tahiri, duke vlerësuar lartë mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën, për të cilën tha se është duke luajtur rol kyç në perspektiven euroatlantike të Kosovës dhe të rajonit përmes qëndrimeve parimore dhe inicimit të procesit të Berlinit për bashkëpunim rajonal.
 
Ministrja Tahiri kërkoi që të përshpejtohet agjenda euro-integruese e Kosovës, nënshkrimi i marrëveshjes për Stabilizim-Asociim dhe të merret vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke marrë parasysh se kriteret teknike janë përmbushur.

Ministrja Tahiri vlerësoi lartë mbështetjen e Gjermanisë për dialogun e Brukselit, duke theksuar se progresi i mëtejmë në këtë dialog duhet të mbështetet në aspektin e zbatimit efektiv të marrëveshjeve, prandaj mbështetja e Gjermanisë për kapitullin 35 që kushtëzon rrugën e Serbisë në Bashkimin Evropian me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, duhet të mbështet nga të gjitha vendet e BE-së.

Ministrja Tahiri tha se Serbia duhet ta njeh pavarësinë e Kosovës, sikurse që kanë bërë gjithë vendet në rajon, sepse paqja dhe stabiliteti në rajon sa është i rëndësishëm për rajonin aq edhe për Evropën. 

Nga ana e tij, euro-deputeti McAllister shprehu përkushtimin e tij dhe të Parlamentit Evropian për Kosovën, duke theksuar se Kosova ka bërë progres në procesin e shtetndërtimit dhe Parlamenti Evropian edhe Gjermania do të angazhohen për të mbështetur progresin e mëtejmë të Kosovës.

Ai tha se Kosova ka perspektivë të qartë euroatlantike dhe se institucionet duhet të angazhohen edhe më shumë në përmbushjen e standardeve për integrim ndërkohë që vlerësoi maturinë e Kosovës në dialogun e Brukselit. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)