17 Janar 2025

Tahiri takoi zëvendës shefen e Misionit të EULEX-it

Prishtinë, 16 gusht - Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri priti sot në takim Joëlle Vatcher, Zëvendës Shefe e Misionit të EULEX-it. 


Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësueset e Zyrës së BE-së dhe të EUSR-it në Kosovë, znj. Michele Moran dhe znj. Maaike Fekkes si dhe z. Abedin Ahmeti, UD i Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Regjistrimit Civil të Kosovës.

 
Në këtë takim u bisedua për progresin e arritur në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit për kthimin e regjistrave civil në Kosovë, me ç’ rast u vlerësua progresi i arritur duke qenë se tashmë rreth pesëdhjetë për qind e librave i janë kthyer Kosovës nga Serbia.

 

Po ashtu u shpreh përkushtimi i përbashkët që zbatimi i plotë i kësaj marrëveshje të realizohet sipas dinamikave të parapara.


Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri falënderoi EULEX-in për bashkëpunimin dhe angazhimet  e përbashkëta për konsolidimin e sundimit të ligjit në tërë Kosovën si dhe angazhimet konkrete në çështjet e zbatimit të Marrëveshjeve të Brukselit.

 

Ajo vlerësoi se Kthimi i regjistrave civil në Kosovës kontribuon në kompletimin e të dhënave të regjistrit civil të shtetit të Kosovë dhe angazhimeve të Kosovës për përmbushjen e standardeve evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)