19 Janar 2025

Tahiri takoi nënsekretaren e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Prishtinë, 25 maj - Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, është takuar sot me Grete Faremo, nënsekretare e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njëherit edhe drejtore ekzekutive e UNOPS-it (Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve) me të cilën kanë biseduar për progresin e gjithëmbarshëm në Kosovë, reformat e sundimit të ligjit, zhvillimin ekonomik si dhe arritjet në kuadër të integrimeve euroatlantike, fillimin e zbatimit të marrëveshjes së parë me Bashkimin Evropian, MSA-në, vendimit pozitiv për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata të rëndësishme ndërkombëtare. Ato biseduan poashtu për intestifikimin e marrëdhënieve të Kosovës me OKB-në.

Ministrja Tahiri në këtë takim e vlerësoi lartë rolin e UNOPS-it në Kosovë, i cili është përzgjedhur nga ana e Bashkimit Evropian si partner implementues për ndërtimin e të gjashtë pikëkalimeve të përhershme kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, derivuar nga marrëveshja për IBM-në e nënshkruar në dialogun teknik të Brukselit, përmes të cilit tha ministrja Tahiri është vendosur kufiri në mes të dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë.

Ajo shtoi se ndërtimi i këtyre pikëkalimeve të përhershme kufitare do të avancojë bashkëpunimin ndër-fqinjësor, do të mundësohet kontroll më i mirë kufitar dhe do të avancojë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave.

Nga ana saj znj. Faremo e falënderoi ministren Tahiri për bashkëpunimin dhe tha se modeli i IBM-së që po zbatohet në mes të Kosovës dhe Serbisë vlerësohet lartë nga OKB, poashtu ajo tha se e çmojnë rolin e Kosovës në zbatimin e kësaj marrëveshje në të gjitha fazat. Ajo shtoi se ky projekt është shumë i rëndësishëm për UNOPS-in ngase përfshinë një komponentë shumë të rëndësishme që është lehtësimi i jetës së qytetarëve dhe promovimi i rezultateve të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Më pas ministrja Tahiri së bashku me nënsekretaren Faremo dhe ndërmjetësin e Bashkimit Evropian për çështjen e IBM-së z. Bernd Thran e vizituan pikëkalimin kufitar Merdare në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, aty u priten nga komandanti i pikës së kalimit kufitar Merdare, Fehat Gashi, i cili i njoftoi të pranishmit lidhur me zbatimin e deritashëm të marrëveshjes për IBM dhe lëvizje të lirë, për të cilat ai tha që kanë kontribuar shumë në përmirësimin e kontrollove kufitare dhe bashkëpunimin ndër-policorë në mes të Kosovës dhe Serbisë, ai shprehu bindjen që ndërtimi i pikëkalimeve të përhershme kufitare do të avancojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.

Znj. Faremo e cila para kësaj detyre ka mbajtur postin e ministres së Drejtësisë dhe Sigurisë Publike në Qeverinë e Norvegjisë tha është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi në mes të organeve të sundimit të ligjit dhe menaxhimi i integruar i kufirit, ajo përmendi përvojat e mira që Norvegjia i ka me Rusinë në kuadër të një modeli unik të cilin e zbatojnë që shumë vite.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)