19 Janar 2025

Tahiri takoi Kryetarët e komunave veriore

Prishtinë, 11 shkurt - Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri është takuar me kryetarin e komunës së Leposaviqit Dragan Jabllanoviq, kryetarin e komunës së Zubin Potokut Stevan Vuloviq,  kryetarin e komunës së Zveçanit Vuçina Jankoviq si dhe me përfaqësuesin e Asamblesë së komunës veriore të Mitrovicës, Milovan Krivokapiq, me ç ‘rast i ka uruar ata për rezultatet e tyre në zgjedhjet lokale si dhe ka biseduar me ta për funksionalizimin e organeve komunale.

Ajo me ketë rast ka qartësuar hapat që duhet të ndermirën për funksionalizimin e plotë të punës së organeve komunale sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.
 
Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri në veçanti vlerësoi njohjen e tyre me çështjet me të cilat ata ballafaqohen në komunat përkatëse. Ajo tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është e inkurajuar nga vullneti i juaj për t\'i trajtuar nevojat e qytetarëve të asaj pjese të vendit tonë dhe është e përkushtuar që të vazhdoj angazhimet dhe bashkëpunimin me të gjithë udhëheqjet e zgjedhura komunale të Kosovës.
 
Ky takim i parapriu përgatitjeve për konstituimin e udhëheqjeve të asambleve komunale, në të cilat zgjidhen kryesuesit e asambleve dhe organet tjera sipas Ligjit për vetëqeverisjen lokale të Kosovës.
 
Qeveria e Kosovës uron mbarëvajtjen e seancave të asambleve komunale të këtyre komunave për zgjedhjen e udhëheqjeve të asambleve që mbahen sot në orët e mbrëmjes, sipas ligjeve të Kosovës dhe brenda afateve ligjore. Ky do të jetë edhe një tjetër hap i rëndësishëm në drejtim të normalizimit të gjendjes në këtë pjesë të vendit në harmoni me standardet për sundimin e ligjit dhe demokracisë.
 
Qeveria e Kosovës u bënë thirrje të gjithë udhëheqjeve komunale të porsa zgjedhur në Republikën e Kosovës që të ndjekin politikat që janë në dobi të qytetarëve dhe ne presim të punojmë së bashku me ta për të zbatuar këtë agjendë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)