Tahiri, takoi ambasadorin turk në Kosovë Unler
Prishtinë, 24 gusht - Ministrja e Administratës Publike, znj. Edita Tahiri, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë,Husrev Unler të shoqëruar nga sekretarja Sezi Anaç Ersoy.
Ministrja Tahiri, ka falënderuar ambasadorin për angazhimin e tij të përkushtuar, për Kosovën, si dhe për fuqizimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në të gjitha aspektet e interesit të ndërsjellët.
Në takim po ashtu, u bisedua, për procesin e reformimit të administratës publike, si një nga prioritetet kryesore të MAP-it. Më këtë rast ministrja Tahiri, shprehu vlerësime të larta për traditat administrative të shtetit turk.
Po ashtu, Tahiri tha se, disa e përvojave në këtë drejtim janë të mirëseardhura për Kosovën. Në takim u bisedua edhe çështje që kanë të bëjnë më sigurimin e për objektit për një qendër kulturore të Turqisë në Kosovë, ndërsa ministrja Tahiri shprehu përkushtimin e saj, në ketë drejtim.
Në fund, Tahiri i uroj ambasadorit suksese në misionin e tij të ri diplomatik në Argjentinë duke kërkuar vazhdimin e përkrahjes për Kosovën.
Nga ana e tij ambasadori, ka theksuar se qëndrimi i tij në Kosovë, ka qenë i vlefshëm dhe se marrëdhëniet midis dy vendeve po fuqizohen dhe zhvillohen çdo ditë e me shumë. Po ashtu, ambasadori, falënderoj për bashkëpunimin e mirë që ka pasur me MAP-in.