19 Maj 2024

Tahiri: Serbia ka njohur shtetin e Kosovës

Prishtinë, 19 janar - Pas takimit të katërt në Bruksel në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, zëvendëskryeministra Edita Tahiri ka prezantuar marrëveshjen e arritur për doganat para medieve, në një konferencë për shtyp.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri tha se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë është në funksion të paqes dhe stabilitetit në rajon, në të mirë të qytetarëve dhe është një mundësi për integrim më të shpejtë në BE. Në këtë drejtim, ajo përmendi mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së.

Qeveria e Republikës së Kosovës sipas saj vlerëson se në këto bisedime janë shënuar përparime të theksuara në vendosjen e raporteve normale ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë si dhe në heqjen e pengesave dhe ndërhyrjeve ilegale nga ana e Serbisë.

Qeveria e Kosovës dhe Kryeministri Thaqi në këto bisedime sipas saj ka mbrojtur interesat nacional dhe të qytetarëve, ka mbrojtur Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e sajë, Rezolutën e Kuvendit si dhe parimet evropiane për fqinjësi të mirë dhe stabilitet rajonal.

“Me këtë marrëveshje zhbëhen strukturat paralele në fushën e doganave, normalizohen aktivitetet doganore si dhe sigurohet një evidencë e plotë mbi aktivitetet tregtare dhe ekonomike.\"

\"Kjo marrëveshje mundëson ndalimin e plotë të kontrabandës në vendkalimet kufitare në veri, mundëson stabilizimin e tregut të vendit, ruajtjen e konkurrencës së lirë dhe ofrimin e mbrojtjes institucionale për tregtinë e ligjshme.\"

\"Me fjalë tjera, kjo marrëveshje mundëson normalizimin e marrëdhënieve tregtare mes dy shteteve, sipas kritereve të BE-së” ka thënë zëvendëskryeministrja Edita Tahiri.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)