22 Janar 2025

Tahiri: Serbia ka mbetur joevropiane

Prishtinë, 18 tetor - Në një prononcim dhënë gazetës Tribuna kryenegociatorja dhe zv/kryeministrja Edita Tahiri, ka thënë se me arritjen e kësaj marrëveshje do të lehtësohej jeta e qytetarëve të të dyja shteteve.

Procesi i dialogut teknik në mes të Kosovës dhe Serbisë, pritet të fillojë raundin e tij të radhës në muajin nëntor dhe temë diskutimi do të jetë çështja e sigurimeve të automjeteve, temë për të cilin është diskutuar edhe më parë, mirëpo ende nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Në një prononcim dhënë gazetës Tribuna kryenegociatorja dhe zv/kryeministrja Edita Tahiri, ka thënë se me arritjen e kësaj marrëveshje do të lehtësohej jeta e qytetarëve të të dyja shteteve.

“Tashmë ka kohë që po negociohet për uljen e çmimit të tarifave të sigurimeve të automjeteve. Kjo marrëveshje do të lehtësonte edhe më tej lëvizjen e lirë të qytetarëve me kosto më të lira të kartonëve për sigurimin e automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Tahiri.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se përveç sigurimeve të automjeteve gjatë kësaj periudhe pritet të diskutohet për çështjen e energjisë, çështje për të cilën në shtator është arritur nënshkrimi në mes të palëve.

“Në këtë takim do të diskutohen obligimet e palëve në raport me afatet kohore për zbatimin e marrëveshjes për energjinë”, ka thënë Tahiri.. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)