22 Janar 2025

Tahiri, priti në takim Ambasadoren Ozan

Prishtinë, 23 dhjetor -  Ministrja për Dialogun e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, priti në takim Ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Songül Ozan.

Në këtë takim, ministrja Tahiri e njohu Ambasadoren Ozan me procesin e formimit të institucioneve të reja të Kosovës, synimet dhe prioritet e Qeverisë dhe poashtu për rrjedhat dhe rëndësinë e dialogut në forcimin e perspektives euroatlantike të Kosovës përmes Marrëveshjes për Stabilizim Asocim dhe kontributit për fqinjësi të mirë dhe stabilitet rajonal.

Ministrja Tahiri e falënderoi znj. Ozan për bashkëpunim bilateral, përkrahjen e vazhdueshme të Republikës së Turqisë në procesin e shtet-ndërtimit të Kosovës, në angazhimet për shtimin e njohjeve dhe anëtarësimin e shtetit të Kosovës në organizata relevante ndërkombëtare.

Nga ana e saj, Ambasadorja Ozan e uroi Ministren Tahiri për emërimin e saj në pozitën e Ministres për Dialog dhe shtoi se shteti i Turqisë e mbështetë fuqishëm dialogun mes shteteve me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Ambasadorja Ozan e rikonfirmoi mbështetjen e Turqisë për Kosovën në perspektivën euroatlantike dhe në fuqizimin e mëtejmë të subjektivitetit ndërkombëtar, ajo tha se edhe bashkëpunimi ekonomik në mes të dyja vendeve do të thellohet e poashtu marrëdhëniet do të fuqizohen edhe më tej në të gjitha sferat. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)