Tahiri: perspektiva e Kosovës është në BE dhe në NATO
Lubjanë, 6 tetor - Zëvendëskryeministrja e Kosovës, znj. Edita Tahiri mbajti një ligjëratë para studentëve të fakultetit të shkencave sociale në Universitetin e Lubjanës, me temën: "Rruga e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike".
Zëvendëskryeministrja e Kosovës vlerësoi lartë marrëdhëniet e shkëlqyera mesë shtetit të Kosovës dhe atij të Sllovenisë, ku theksoi se takimi me ministrin Samuel Zhbogar ishte një rast i ri për ti fuqizuar këto marrëdhënie.
Në ligjëratën e saj Zëvendëskryeministrja Tahiri foli për progresin në zhvillimin e shtetit të Kosovës, si dhe për rrugët e ndërtimit të shtetit demokratik dhe për sfidat drejtë integrimit në BE, në lidhje me këto znj. Tahiri tha se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një varg reformash që përfshijnë fushat e drejtësisë, ekonomisë dhe reformat për arsimim modern të gjeneratës se re e cila në të ardhmen do të jenë bartëse e shtetit të Kosovës.
Ajo foli për perspektiven e Kosovës në Bashkimin Evropian, fillimisht me liberalizimin e vizave, marrëdhëniet kontraktuale si dhe për dhënien e statusit të kandidatit për Kosovën, kërkesa këto që i janë parashtruar BE-së, tha ajo.
Gjatë ligjëratës znj, Tahiri tha se, perspektiva e Kosovës dhe e gjithë rajonit është në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ajo tha se në emër të fqinjësisë së mirë, Kosova po zhvillon bisedime teknike me Serbinë, të cilat i kontribuojnë përmirësimit të jetës së qytetarëve.
Ajo tha se përmes këtij dialogu Kosova po e përmbush kushtin e fqinjësisë se mirë, ndërsa në dialog po tregohet shumë konstruktive dhe për këtë arsye duhet të avancohet drejtë BE-së.
Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, tha se Kosova ofron kushte për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë, dhe se plani i Ahtisarit ofron të drejta shumë të avancuara për gjitha komunitetet e në veçanti për serbët, ajo tha se këto mundësi dhe të drejta duhet shfrytëzuar.
Ndërsa, tha se Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar dhe aleatet ka shtrirë sovranitetin në të gjithë territorin e saj, dhe se është duke punuar në forcimin e sundimit të ligjit në gjithë vendin, dhe gjitha këto shihen si kontribut në përmbushjen e standardeve euroatlantike.
Zëvendëskryeministrja e mbylli ligjëratën duke theksuar se integrimi i shpejtë i Republikës së Kosovës dhe gjithë rajonit në strukturat euroatlantike është parakusht për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Ballkan.