28 Prill 2024

Tahiri paralajmëron pengesa në rrjedhën e dialogut me Serbinë

Prishtinë, 29 dhjetor - Ekipet negociatore të Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen sërish në janar të vitit të ardhshëm për të diskutuar rreth energjetikës, telekomit dhe përfaqësimit të Kosovës në nisma rajonale.

Derisa ndërmjetësi evropian, Robert Cooper, ka thënë për mediat serbe se është i pakënaqur me rrjedhën e dialogut, për shkak të vështirësive në arritjen e marrëveshjeve, kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri, ka paralajmëruar edhe pengesa të tjera.

Tahiri ka thënë se rrjedha e dialogut mund të ndërpritet qysh në pranverë për shkak të zgjedhjeve nacionale që parashihen të mbahen në Serbi.

Ajo nuk e përjashton mundësinë që ky proces të ndërpritet edhe për shkak të zhvillimeve në Kosovë.

“Edhe ne planifikojmë të hyjmë në zgjedhjet presidenciale, kështu që edhe atëherë mund të ketë ndërprerje të përkohshme të bisedimeve”, ka thënë Tahiri, për “Kohën Ditore”.

Ajo ka mohuar që dialogu të jetë i afatizuar, ndonëse burimet e gazetës kanë shpjeguar se që nga fillimi dialogu është projektuar si një proces që do të zgjasë një vit e që i bie të përfundojë në mars të vitit që vjen.

“BE-ja dhe Cooperi janë të interesuar që dialogu të vazhdojë për aq sa ka çështje për të cilat duhet biseduar, sepse dialogu është i lidhur me agjendën e jo me afate kohore”, ka deklaruar Tahiri.

Deri më tash Zyra e Cooperit ka futur zyrtarisht në agjendë vetëm edhe tri çështje parësore, telekomin, energjetikën dhe përfaqësimin e Kosovës në nisma rajonale, sikur të ishin vetëm këto tema atëherë dialogu teknik do të mund të përfundonte në mars, por zëvendëskryeministrja Tahiri ka paralajmëruar se e ka një listë të gjatë të temave shtesë që mund të hapen vitin e ardhshëm.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)