Tahiri: Nuk e pranojmë Rezolutën 1244
Prishtinë, 14 shkurt - Edita Tahiri thotë se Ndërmjetësi Robert Cooper do ta sjellë sot në Prishtinë propozimin evropian për zgjidhjen e çështjes së përfaqësimit të Kosovës në forumet rajonale. Sipas saj, askush nuk e di se çfarë oferte do të bëjë britaniku.
Zëvendëskryeministrja thotë se e sigurt është se Prishtina se pranon praninë e Rezolutës 1244 në fusnotën e saj, e as heqjen e Republikës.
Nesër, pas takimit me zotin Cooper, do të prononcohem për media dhe unë mund tju them se qëndrimet janë diametralisht larg njëra-tjetrës meqë qëndrimi ynë është që për Qeverinë e Kosovës zgjidhja e pranueshme është vetëm zgjidhja e cila është në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe interesat nacionale të vendit tonë, ka thënë Zëvendëskryeministrja Tahiri.