Tahiri: Nuk besoj se do të kemi problem me IMB-në
Prishtinë, 8 shtator - Edita Tahiri ka thënë se pret të mos ketë probleme në zbatimin e marrëveshjes për ndërtimin e objekteve të përhershme të menaxhimit të integruar të kufijve në mes Kosovës e Serbisë.
Nuk mendoj se do të ketë problem në zbatimin e marrëveshjes sepse kjo çështje ka kaluar në kompetenca të BE-së. Ajo do të jetë edhe financuesja dhe ndërmjetësuesja e këtyre pikëkalimeve, ka thënë Tahiri, duke shtuar se kjo marrëveshje është edhe në funksion të përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ndërkaq njohësi i çështjeve të sigurisë Naim Maloku ka deklaruar se finalizimi i marrëveshjes ka vënë në theksin në çështjen se nuk janë ndarë pikëkalimet kufitare.
/Epoka e Re/