Tahiri: Normalizimi nuk do të dështojë
Prishtinë, 24 korrik - Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se Kryeministri Thaçi në takim me kryeministrin serb do ta kërkojë përshpejtimin e zbatimit të marrëveshjes së marrëdhënieve me Serbinë.
Në këtë kontekst, Tahiri ka vlerësuar se në këtë fazë është shumë i rëndësishëm angazhimi i BE-së për vlerësimin e dinamikave të zbatimit të marrëveshjes.
Pavarësisht tendencave të Serbisë për ta zvarritur implementimin e marrëveshjes, Tahiri ka deklaruar për Epoka e Re se procesi i normalizimit mes dy shteteve nuk do të dështojë.
Sipas saj, idetë e Beogradit që serbët e veriut të përfshihen në një listë të përbashkët zgjedhore, nuk janë aspak demokratike. Thirrjet për lista unike zgjedhore u ngjasojnë kohëve të kaluara dhe sistemeve të kaluara, ka thënë ajo.