16 Janar 2025

Tahiri nis konsultimet e drejtpërdrejta lagje për lagje

Prishtinë, 12 prill - Sot, Kryetari i ‘Aleancës për Prishtinën’ Besnik Tahiri me ekipin e tij, në kuadër të konsultimeve nisën komunikimin e drejtpërdrejt me banorët e lagjeve të Prishtinës, Xhamia e Llapit dhe Kodra e Trimave.

Gjatë kësaj vizite Tahiri dhe ekipi i tij u fokusuan në vlerësimin e situatës, dhe në bashkëbisedim me qëllim të adresimit të brengave, nevojave dhe kërkesave konkrete të qytetarëve të këtyre dy lagjeve.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, Tahiri tha se: koncepti dhe programi i Aleancës për Prishtinën bazohet në dy shtylla kryesore: pjesa e programit që trajton sektorët veç e veç; dhe pjesa tjetër që buron nga nevojat dhe kërkesat e qytetarëve lagje për lagje.

Në këtë kuptim, “Aleanca për Prishtinën”, do të jetë tejet konkrete dhe specifike në adresimin e shqetësimeve dhe kërkesave të qytetarëve, për lagjen e Xhamisë së Llapit dhe Kodrës së Trimeve.

Sipas Tahiri koncepti  për zhvillimin të qytetit bazohet në vlerat dhe specifikat që i posedojnë lagjet dhe qytetarët.

Për të ndodhur zhvillimi i qytetit është domosdoshmëri të bëhen hisedar të gjithë akterët, (qytetari, biznesi, profesionisti) dhe kështu ata duke ndërvepruar në mes veti  sjellin performancë dhe ndikojnë drejtpërsëdrejti në jetës më kualitative.

Nga këto takime me qytetarë u evidentuan kërkesat kryesore që kanë të bëjnë me sigurinë nëpër lagje, gjetjen e zgjidhjes për zhbllokim të kaosit në trafik, ambienti dhe pastërtia e mbi të gjitha shqetësim kryesor ishte çështja e punësimit.

Konsultimet e Tahiri dhe ekipit të tij për të përpiluar një program që  buron nga vet qytetari do të vazhdojnë edhe në ditët dhe javët në vijim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)