Tahiri në interpelancë për të pagjeturit
Prishtinë, 10 maj - Kuvendi i Republikës së Kosovës në një seancë që do të mbaj sot do të diskutojë për çështjen e personave të pagjetur.
Në rend dite do të jetë interpelanca me zëvendëskryeministren, Edita Tahiri, lidhur me fatin e personave të pagjetur, në raport me bisedimet me Serbinë, në Bruksel.
Në këtë seancë pritet të miratohen edhe disa projektligje që kanë të bëjnë me reformën fiskale.