07 Maj 2024

Tahiri mori pjesë në Konferencën rajonale të grave, në Stamboll

Stamboll 12 dhjetor - Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri mori pjesë në Konferencën rajonale të grave me temën “Statusi i grave, ndikimi i tyre në bashkëpunimin rajonal dhe integrimi evropian”, që u mbajt në Stamboll prej 9-11 dhjetor 2012.

 

Në këtë Konferencë të organizuar nga Lobi Rajonal i Grave të Evropës Juglindore (LRGEJL) dhe me mbështetjen e UN Women dhe Ambasadës së Finlandës në Prishtinë, morën pjesë gra politikane, deputete dhe aktiviste të shoqërisë civile nga Kosova, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina.

 

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, e cila njëherësh është edhe Kryetare e  LRGEJL-së në fjalimin e saj para të pranishmëve shprehu angazhimin për një rol më të madh të grave në proceset e paqes dhe stabilitetit në rajon si dhe vlerësoi se gratë mund të japin një kontribut të veçantë për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunimin rajonal duke përshpejtuar integrimin evropian për rajonin e Ballkanit perëndimor.

 

Zëvendëskryeministrja Tahiri theksoi  se integrimi evropian është jo vetëm një projekt paqësor me interes për Ballkanin, por gjithashtu dhe një instrument për fuqizimin politik dhe ekonomik të grave.

 

Në Konferencë u diskutuan idetë dhe mundësitë për promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet grave të rajonit, si dhe iu dha mbështetje procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë me ndihmën e BE-së, me ç’rast u theksua se është në interes për të gjitha vendet e rajonit që të udhëhiqen me politika evropiane ndaj njëra tjetrës duke lënë pas politikat penguese, për të cilën ka shumë nevojë rajoni i Ballkanit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)