Tahiri mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Ballkanin në Turqi
Tema e këtij forumi ishte Integrimi Regjional Multidimensional/ Vizioni për Bashkëpunim 2013 në te cilin morën pjese personalitete te njohura nga sfera politike , akademike dhe shoqëria civile nga rajoni dhe Evropa.
Në fjalimin e sajë me këtë rast, zëvendëskryeministrja Tahiri mes tjerash theksoi se Kosova është e përkushtuar për ardhmërinë euro-atlantike dhe angazhohet për thellimin e bashkëpunimit rajonal, si një strategji për forcimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit dhe avancimin e rrugës drejtë BE-së dhe NATO-s.
Që nga përfundimi i kapitullit të luftërave dhe tragjedive me intervenimin ndërkombëtar në 1999, në Ballkan është vendosur një paradigmë e re e aktorëve, proceseve dhe qëllimeve.
Shtatë shtetet e reja që dolën nga zhbërja e ish-Jugosllavisë, duke përfshirë Kosovën si shtetin më të ri, kanë shënuar progres të nivele të ndryshme si në konsolidimin e shteteve të tyre demokratike ashtu edhe në integrimeve evropiane. Kanë mbetur edhe shumë punë për tu bërë, dhe sfidat kryesore të këtyre vendeve kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe rritjen e vendeve të punës, forcimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e dukurive negative andaj bashkëpunimit rajonal është mundësi që duhet të shfrytëzohet për të bashkëpunuar për paqen dhe zhvillimin.
Zëvendëskryeministrja Tahiri në mënyrë të veçantë theksoi se për të pasur një paqe të qëndrueshme në Ballkan, duhet të njihen realitetet e reja në rajon dhe shtetet duhet të respektojnë dhe bashkëpunojnë me njëra tjetrën mbi parimet evropiane të fqinjësisë së mirë dhe mosndërhyrjen në punët e brendshme të njëra tjetrës.
Në këtë kuadër ajo vlerësoi marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, me të cilin i jepet fund ndërhyrjeve ilegale të Serbisë në Kosovë dhe e cila kontribuon për forcimin e paqes dhe sigurisë në rajon.
Ajo po ashtu ftoi pesë vendet anëtare të BE-së që ta njohin pavarësinë e Kosovës, si një kontribut i duhur për paqen dhe stabilitetin e rajonit.
Temat kryesore që u diskutuan në ketë konference ishin sfidat politike, ekonomike e sociale si faktorët kryesore qe po afektojnë ne procesin e integrimit dhe bashkëpunimit në rajon, me çrast përfaqësues të botës akademike dhe politike ofruan pikëpamjet e tyre interesante në lidhje me këto çështje.
Konferenca kishte për qellim që të kontribuonte në proceset e bashkëpunimit të qëndrueshëm në mes te vendeve te Ballkanit , posaçërisht te shteteve te dala nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, te cilat vazhdojnë të ballafaqohen me tensione ndëretnike të cilat nuk duhet të nënvlerësohen por të adresohen drejtë në të mirë të stabilitetit dhe sigurisë rajonale.
Për nderë të vizitës së Zëvendëskryeministres Edita Tahiri në qytetin e Edirnes, prefekti i qytetit z. Hasan Duruer organizoi një pritje me ceremonitë më të larta zyrtare ku pas parakalimit në gardën policore dhe nënshkrimit në librin e vizitave të zyrtarëve të lartë u zhvillua një takim i gjatë dhe miqësor në Prefekturën e qytetit.
Në këtë takim, prefekti Duruer shprehu kënaqësinë për bashkëpunimet e ngushta mes Republikës se Kosovës dhe Turqisë, si dhe gatishmërinë që edhe në të ardhmen të forcohet bashkëpunimi duke përfshirë edhe nivelet ndërkomunale. Ai vlerësoi kontributin e shqiptarëve në historinë e zhvillimit të Turqisë si dhe theksoi se një numër i madh shqiptarësh jetojnë në Edirne që nga kohët kur janë detyruar të braktisin tokat e tyre. Znj. Tahiri vlerësoi nivelin e lartë të marrëdhënieve mes dy shteteve si dhe në mes të popullit shqiptar dhe atij turk si dhe shprehu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme nga Turqia.
Në mënyrë të veçantë vlerësoi kontributin e qytetit të Edirnes për Kosovën, duke marrë parasysh se një numër i madh studentësh nga Kosova studiojnë në këtë qytet, por edhe bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë, kulturës e aspekte tjera. Të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për mundësitë e binjakëzimeve mes komunave, ku u hodh ideja për një binjakëzim mes Edirnes dhe Prizrenit, si sy qytete të njohura për ka rëndësia kulturore dhe historike.
Po ashtu, gjatë vizitës zyrtare në Turqi, Zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri realizoi një vizitë në qytetin Kirklareli, qytet ky i cili kishte ofruar strehim për mijëra refugjatë shqiptarë nga Kosova në kohës e luftës. Në këtë qytet, ajo u prit nga Prefekti i qytetit Mustafa Jaman dhe vizitoi kampin e refugjatëve.
Zëvendëskryeministrja Tahiri shprehu falënderimet e Qeverisë së Kosovës për bujarinë e këtij qyteti dhe udhëheqjes së sajë duke thënë se qyteti Kirklareli do të ketë vendin e sajë të nderuar në historinë e luftës tonë për liri, sepse hapi dyert e saja për strehuar me mijëra qytetar te dëbuar dhunshëm nga vendet e ndryshme te Kosovës në periudhën luftës. Prefekti Jaman vlerësoi se edhe kjo vizitë me karakter falënderues nga nja përfaqësues i lartë i shtetit të Kosovës shënon një histori për qytetin tonë.
Zëvendëskryeministrja Tahiri më pas vizitoi kampin Gazi Osman Pasha të komunës Kirklareli ku ishin strehuar rreth 12.000 qytetarë te Kosovës të dëbuar dhunshëm nga forcat serbe gjate periudhës 1998/99. Për veprimtarin dhe punën e kampit gjate asaj periudhe foli Drejtori i Policisë se qytetit te Kirklarelise, Hüseyin Aktaş, i cili na njoftoi se këta refugjate kane qëndruar ne këtë kamp nga tre muaj deri ne dy vjet
Zëvendëskryeministrja Tahiri po ashtu vizitoi Universitetin publik Kirklareli, ku në takim me rektorin Mustafa Aykac u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit te përvojave ne sferën e arsimit ne mes te dyja vendeve.