Tahiri: Mitrovica e bashkuar është në rrugë e sipër
Prishtinë, 3 nëntor - Ministrja për Dialog, Edita Tahiri a bërë me dije se do të nënshkruhet memorandumi në mes të Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe dy kryetarëve të dy komunave të jugut dh veriut të Mitrovicës.
Tahiri ka bërë me dije se memorandumi që pritet të nënshkruhet do të konfirmohet plani rregullativ komunal.
Por pengesë po del kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq i cili ka kërkuar që definomi i kufijve të bëhet sipas statusit të kësaj komune, shkruan Epoka e re.
Tahiri e ka porositur Rakiqin të mos bëjë deklarata joracionale, por ti respektojë Kushtetutën dhe ligjet e shtetit të Kosovës.