Tahiri: Mbrojtja Civile, jashtë institucioneve të sigurisë
Prishtinë, 1 prill - Ministrja Edita Tahiri, thotë se pjesëtarët e Mbrojtjes Civile në veri të vendit nuk do të integrohen në institucionet kosovare të sigurisë.
Gjatë një bisede për gazetën Zëri Tahiri sqaron se marrëveshja e fundit e arritur në Bruksel, për shuarjen e të ashtuquajturës Mbrojtja Civile, nuk i integron këto struktura në institucionet e sigurisë së Kosovës, por vetëm në institucione civile.
Ajo shton se kjo Marrëveshje është pjesë e procesit për zhbërjen e strukturave paralele, në veri të Mitrovicës, dhe se integrimi i këtyre personave është i domosdoshëm.
Sipas Tahirit, Marrëveshja siguron që pjesëtarët e Mbrojtjes Civile, do të largohen nga ndërtesat që i kanë shfrytëzuar për 16 vjet në veri dhe po ashtu do ata do ti dorëzojnë të gjitha pajisjet shfrytëzuese tek organet e Kosovë.
/Zëri/