16 Janar 2025

Tahiri: Marrëveshja ka efekte për Luginën

Prishtinë, 23 prill - Zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri ka thënë se marrëveshja e arritur me Serbinë, ka edhe efekte pozitive për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Marrëveshja është njëherësh edhe fillimi i raporteve të mira ndërmjet të dy shteteve, dhe do të vëjë pikën në intervenimet ilegale të Serbisë në Kosovë, të cilat ajo i ka bërë që nga mbarimi i luftës e këndej”, ka thënë Tahiri për agjencinë e lajmeve Presheva Jonë.

Kryesuesja e delegacionit të Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë, ka paralajmëruar se këtë javë do të vazhdojë dialogu në Bruksel, ku pritet që si pikë kryesore e diskutimeve me palën serbe të jetë zgjidhja e tarifave të larta të sigurimeve ndërkufitare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)