23 Janar 2025

Tahiri: Kujdes me Asociacionin

Prishtinë, 20 mars - Drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri ka thënë se është duke devijuar diskursi publik rreth çështjes së asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka deklaruar për ‘Epokën e re’ se takimi i përfaqësuesve serbë në Graçanicë e ka degjeneruar këtë temë pasi, sipas tij, për asociacionin duhet të diskutohet në Bruksel.

Tahiri i ka sugjeruar Qeverisë së Kosovës të jetë shumë e kujdesshme në raport me kompetencat e këtij asociacioni, të cilat ka thënë se nuk duhet të jenë ekzekutive.

Ai ka theksuar se beteja për formimin e këtij asociacioni nuk është vetëm politike, por është një fushëbetejë e ofrimit të shërbimeve publike.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)