17 Janar 2025

Tahiri: Kryeqytetin pëllëmbë për pëllëmbë do t’ia kthejmë qytetarit

Prishtinë, 13 korrik - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në kuadër të projektit fitues “Aleanca për Prishtinën”, ka zhvilluar sot një takim me qytetarët e Bardhoshit, ku e ka bërë hapjen e Zyrës për komunikim me qytetarë, në këtë lokalitet të rëndësishëm të Prishtinës.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Aleancës për Prishtinën, Besnik Tahiri, të shoqëruar nga Prof. Dr. Imer Rusinovci dhe ekspertë të tjerë të shumtë, në kuadër të projektit për kryeqytetin, kanë bashkëbiseduar së afërmi me qytetarët e Bardhoshit.

Ata kanë evidentuar së afërmi nevojat dhe shqetësimet e banorëve të Bardhoshit.

Kryetari Haradinaj ka thënë se me hapjen e kësaj zyreje dhe qëndrimin afër me qytetarët, AAK synon evidentimin e të gjitha shqetësimeve, preokupimeve dhe nevojave të tyre, që t’i përfshijë sa më saktë në platformën fituese të AAK-së në kryeqytet – “Aleanca për Prishtinën”.

Ndërsa, Besnik Tahiri, kryetar i Aleancës për Prishtinën, ka thënë se përditë e më shumë Prishtinën po e bëjmë pëllëmbë për pëllëmbë, jo vetëm me prezencën fizike, por për ndërlidhjen e fuqishme të konceptit tonë, i cili, më 3 nëntor do t’ia kthejë Prishtinën qytetarit të saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)